E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnja ende e trembur nga bandat

Pas denimeve te renda flasin familjaret e bandes famekeqe te Aldo Bares

Ne Lushnje ndihet ende frika per ekzistencen e mbetjeve te bandes famekeqe te Aldo Bares edhe pse dy dite me pare drejtesia shqiptare denoi pjesen derrmuese te anetaresise se saj. Te pakten keshtu shprehen banoret e Lushnjes te cilet kane ende ne memorien e tyre disa nga ngjarjet qe mbajne autoresine e bandes. Ata nuk mund te lene pa kujtuar vrasjen dhe shetitjen neper rruget e qytetit te kokes se Artur Dajes apo dhe tritolin ne stadiumin Roza Haxhiu deri te vrasja e ish-kreut te SHIK-ut dhe nenkryetarit te bashkise si dhe ngjarje te tjera qe kishin si objekt eksponente te larte te qeverise lokale dhe qendrore ne vitet qe banda ka qene ne kulmin e aktivitetit te saj. Por ndersa lushnjaret kane ende friken e ndonje hakmarrjeje prej bandes familjaret e anetareve te saj shumica e te cileve kane krijuar nje normalitet tjeter jete hedhin poshte mundesine e aktivizimit te mundshem te bandes. Nderkaq pjesa me e madhe e familjeve te viktimave te bandes nuk jeton me ne Lushnje. Ata kane migruar dhe emigruar prej vitesh atehere kur se bashku me te afermin e vrare u humbi edhe mundesia e te jetuarit ne nje qytet sa i qete per nga pamja e pare aq edhe i pergjakshem per historikun qe ka mbartur 20 vitet e fundit. Nderkaq ne familjen e Arben Boricit te cilin Gjykata e Krimeve te Renda ne Tirane e denoi me burgim te perjetshem i ati Nexhmedini rrefen se rrjedha e ngjarjeve te viti 1997 mori edhe te birin. Familja Borici e perbere nga pese djem dhe tri vajza vijon te kete rezidencen e saj atje ku ka qene prej me shume se 40 vjetesh ne lagjen Kadri Qystri te Lushnjes njohur nga vendasit si lagjja Teqe. Dikur nje shtepi e vogel private sot nje vile katerkateshe ku jetojne tre nga pese vellezerit Borici pasi dy prej tyre Arbeni dhe Enveri ndodhen ne burg. Ne hyrje te nderteses pergjate rruges kryesore te lagjes ndodhen edhe aktivitetet e familjes Borici nje magazine e vogel qe shet miell si dhe nje lokal qe prej dy vjetesh nuk funksionon me per klientet. I ati Nexhmedini tregon se djali i trete Arbeni u doli nga kontrolli kur mesuesja e shkolles se mesme e perjashtoi vetem pse kishte floket e gjate. Mesuesja i tha qe te priste floket dhe te kthehej ne shkolle. Por ai nuk pranoi ndonese une dhe ime shoqe iu lutem. Kur nuk shkonte me ne shkolle nisi veprimtarine me shokun e vete Aldo Baren. Ne ate kohe nisi edhe te mos rrinte shume ne shtepi por te flinte shumicat e rasteve jashte. Se ku nuk e mora vesh kurre thote Nexhmedini. I moshuari tregon mundet e viteve te fundit per te mbajtur shtate pjesetaret e familjes mes te tjereve edhe bashkeshorten e Arben Boricit. Ndersa ne familjen e te denuarit tjeter perjete Ilir Stergut familjaret akuzojne per denim politik. Ilir Stergu ka dy femije djalin 14 vjec dhe vajzen vetem 8 vjece e cila ka qene 3 vjece kur i eshte arrestuar i ati. Stergu ka qene fqinj me Aldo Baren.Ndersa ky i fundit dhe familja e tij posedon pallatin trekatesh ngjitur me Komisariatin e Policise Lushnje Ilir Stergu ka pasur banesen ne katin e pare te pallatit fqinj te cilen sot e ka kthyer ne njekafene. Familja e tij bashkeshortja Majlinda dhe dy femijet jetojne ne qender te qytetit ne nje pallat perballe bashkise. Bashkeshortja punon ne dyqanin e nje kompanie celulare ne qytet ndersa femijet vijojne shkollen. Paraditen e djeshme ajo nuk ndodhej ne shtepi dhe interesimit tone iu pergjigj i ati vjehrri i Ilir Stergut. Ai ndihmon te bijen ne rritjen e femijeve dhe tregon se dhendri i tij eshte denuar politikisht. Sipas tij Iliri nuk ka qene kurre vrases dhe shprehet i bindur se drejtesia do te vihet ne vend dhe dhendri do te clirohet nga akuzat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›