E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradimi Gjykata e Larte Te rigjykohet

Dosja Rrapo Kolegji Penal prishi vendimet e Shkalles se Pare dhe te Apelit duke e rikthyer per rigjykim

Ekstradimi i pershpejtuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes te Almir Rrapos eshte bere ne kundershtim me ligjin. Gjykata e Larte ka vendosur dje qe te riktheje per rigjykim kerkesen e FBI-se per ekstradimin e Rrapos megjithese ky i fundit i eshte dorezuar drejtesise amerikane tri dite me pare. Vendimi eshte marre dje ne mesdite nga gjyqtari Besnik Imeraj i cili shfuqizoi dy vendimet e Shkalles se Pare dhe te Apelit per ekstradimin e ish-sekretarit ne Ministrine e Jashtme drejt SHBA-se dhe dergon ceshtjen per rigjykim ne Gjykaten Penale te Tiranes. Burime nga Gjykata e Larte thane se Kolegji Penal ende nuk e ka arsyetuar kete vendim. Relatori Imeraj do te ulet ne ditet e ardhshme dhe brenda 30 diteve duhet te zbardhe arsyet e prishjes se vendimeve te Shkalles se Pare dhe te Apelit. Megjithate ajo cka mesohet nga burime prane Gjykates Supreme eshte se vendimi eshte marre pasi gjykatat shqiptare nuk kane marre parasysh mendimet e Gjykates se Strasburgut. Drejtesia shqiptare konkretisht ministri i Drejtesise Bujar Nishani ka konsideruar si vendim te formes se prere ate te Apelit dhe Rrapo u mor ne mesnaten e 24 nentorit nga qelia e paraburgimit per tiu dorezuar FBI-se ne Aeroportin e Rinasit. Duket se ky rast eshte unik ne Shqiperi pasi personi i arrestuar eshte ekstraduar ne SHBA dhe drejtesia shqiptare eshte ne nje dileme te madhe. Duhet nje unifikim i procedurave ligjore per te dale nga situata here te tjera.

Pritet qe avokatet ne Shkallen e Pare Penale do ta rifillojne serish luften e mbrojtjes se klientit te tyre serish ne dy pika te forta ate te afateve te skaduara ne paraburgim dhe sipas tyre edhe arrestimin brenda ambasades amerikane ne te cilen sipas avokateve policia shqiptare nuk ka juridiksion. Avokatet thone se sido qe te ndodhe ata presin qe amerikanet te mos e rikthejne Almir Rrapon. Nese Rrapo nuk kthehet ata do te kerkojne paligjshmeri te procesit ne SHBA pasi sipas tyre ai eshte ekstraduar ne menyre te paligjshme. Duket se ceshtja do te kaloje edhe njehere ne te tre shkallet e gjyqesorit deri sa te mberrije ne Gjykaten e Larte dhe me pas avokatet do te shohin mundesite nese do e kalojne ne Gjykaten e Strasburgut.

Avokati i tij Ardian Visha tha per Top Channel se do ti drejtohet serish Gjykates se Strasburgut per shkelje te te drejtave te njeriut pas nje vendimi te dhene nga e njejta gjykate e cila ndalonte ekstradimin e ish-sekretarit te Ministrise se Jashtme derisa per kete gje te shprehej edhe Gjykata e Larte. Rrapo u arrestua me 2 korrik ne ambientet e ambasades amerikane ne Tirane pasi ndaj tij ishte firmosur nje urdherarrest nga autoritetet e SHBA-se. Funksionari i Ministrise se Jashtme akuzohej si pjesetar i nje bande kriminale dhe ndaj tij ishin ngritur akuzat e vrasjes shantazhit trafikut te droges.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›