E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje 76-vjeccedilari gjendet i vdekur ne xhami

Një 76-vjecar është gjetur i vdekur brenda ambienteve të xhamisë në fshatin Dushk të rrethit të Lushnjes.

Trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur nga hoxha i xhamisë. Viktima është identifikuar më pas si shtetasi Shemsi Muça, 76 vjeç. Ajo që e bën më shumë misterioze vdekjen e të moshuarit është gjurmët e një plage thike në fytin e tij. Për momentin nuk ka asnjë detaj tjetër nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje, ndërkohë që uniformat blu të Lushnjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Paraprakisht disa shtetas janë marrë në pyetje për të mësuar në 76-vjeçari ka patur konflikte të vjetra apo të reja me ndonjë person që mund të jetë edhe autor i vrasjes së tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›