E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, Berisha: Shqipëria lulëzon, por Rama nuk e sheh dot nga autobusi mavi

LUSHNJE-Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në qytetin e Lushnjes ku prezantoi kandidatët për deputetë në këtë qark.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Berisha pati në fokus reformat e qeverisë në këto 8 vite.

I ndalur në investimin tek rrugët, Berisha shigjetoi me akuza kreun e PS.

“Sot rrugës për në Vlorë, shoku i autobusit u detyrua të dalë nga autobusi sepse rruga pranë një fshati është plot xhunga. Rama pasi bëri uf e buf mori fuoristradën, por shoferi i tha ‘këtë e keni peshqesh nga Kocua se ai e ka ndërtuar këtë rrugë’”, u shpreh kryeministri duke garantuar se investimet në rrugë do të vijojnë.
“Unë iu garantoj ju qytetarë se rruga do të fillojë dhe do të ndërtohet në shtator dhe do bëjmë ndërtimin më të shkëlqyer. Këto vite ne kemi ndërtuar mbi 10 mijë rrugë në qytete dhe fshatra në vend. Kemi shumë kilometër rrugë për të asfaltuar. Ne kemi vullnetin për të asfaltuar çdo kilometër rrugë anembanë Lushnjes dhe Shqipërisë. Kjo është Shqipëria reale por autobusi mavi nuk e lejon të shohë potencialet e Shqipërisë”.

Berisha u shpreh se sot Lushnja prodhon me shume sesa në gjithe historinë e tij.

“Sot Lushnja prodhon më shumë se në të gjithe historinë e saj, ju e ndjeni se vitet me të thella, se vitet e krizës së vështirë ekonomike bëjnë të mundur që kjo ekonomi të eci përpara dhe të krijojë vende pune dhe rritje ekonomike. Procesin e integrimit e konsiderojmë mesazhin e Lushnjës e gjithë kohërave. Ndaj është koha të bashkohemi të votojmë më 23 qershor PD”.

Në fjalën e tij Berisha u ndal edhe tek bllokimi që po i bëhet integrimit duke iu referuar kryesocialistit Rama.

“Forca tjetër politike, u shpreh kreu i qeverisë, “bëri gjithçka për të ndalur këtë proces. Historia kjo është. Pak vite më parë, për të bllokuar MSA-në shoku autobusit futi trumbetat në parlament për tu thënë europianëve se këta s’janë njerëz. Ne vazhduam rrugën së bashku, u anëtarësuam në NATO. Shoku organizoi një protestë modeste kundër anëtarësimit. Ai u shpreh nga Kamza, NATO nuk është as bukë. I them zotërisë se të shprehesh në këtë mënyrë, qytetar i një vendi që ka paguar me lumenj gjaku sigurinë e tij do të thotë të mos kesh aasnjë gjë të përbashkët me vuajtjet e sakrificat e kombit tënd. Por meqë thua se NATO nuk është as bukë as ujë këtë e dinë fermerët e Lushnjes se kush është zhvillimi i tyre këto 4 vite, tregtia, lulëzimi i fermave ndaj. Dhe ju ftoj më 23 qershor të votojmë që ata të mos luajnë me projektin tonë të këtij shekulli, por të votojnë integrimin marrjen e statusit marrjen e integrimit”. 

Procesin e integrimit, shtoi kryeministri Berisha, “e konsiderojmë jetik, e konsiderojmë mesazhin e Lushnjes, Vlorës, mesazhin e të gjitha kohërave.
“E ardhmja jonë më e ndritur, për ne, fëmijët tanë, është integrimi në Europë, është Shqipëria anëtare e NATO-s, Shqipëria anëtare e BE-së. Ndaj dhe është koha të bashkohemi të votojmë në 23 qershor për forcën politike, për PD-në, e cila në këto vite të ekzsitencës së saj, së bashku me ju anëtarësoi Shqipërinë në KiE. Firmosi MSA-në. Firmosi anëtarësimin në NATO dhe arriti të marrë rekomandimin për statusin e vendit kandidat në BE”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›