3 ligjet, Berisha kërkon mbledhjen e Kuvendit në 30 maj, PS: Nuk i votojmë bashkë me amnistinë

TIRANE - Kryeministri Berisha i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme më 30 maj, për miratimin e tri ligjeve dhe amnistisë fiskale.
Zyra e shtypit e Kryeministrisë bën të ditur se “kryeministri Berisha ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese duke i kërkuar, me anë të një shkrese, Kuvendit të Shqipërisë të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme më 30 maj 2013, për të votuar tri ligjet e kërkuara nga BE-ja për dhënien e statusit të vendit kandidat si dhe ligjit te amnistisë fiskale.”
Në letrën drejtuar kryetares së Kuvendit, kryeministri kërkon mbledhjen e Kuvendit për miratimin e pr/ligjit për nëpunësin civil, pr/ligjit për disa ndryshime në organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë, pr/vendimin për shtesa dhe ndryshime në rregulloren e Kuvendit, si dhe pr/ligji për dhënien e amnistisë fiskale.
Sipas kryeministrit Berisha, miratimi i këtyre ligjeve do të shërbejë si mundësi për marrjen e statusit kandidat, por gjithashtu do t’i kursejë vendit përafësisht 6 milionë euro, që do të shpenzoheshin për organizimin e referendumit për zgjidhjen e këtij ngërçi.
“Me këtë kërkesë, Kryeministri Berisha kërkon t'i japë opozitës edhe një mundësi tjetër para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, që t'i bashkohet vullnetit të palëkundur të mazhorancës qeverisëse për miratimin e tyre dhe zhbllokimin e rrugës së integrimit europian të vendit.”- përfundon njoftimi i kryeministrisë.
Berisha në Elbasan: Rama voton tani 3 ligjet, lan sytë me llumin që krijoi
Ndërkohë, gjatë një bashkëbisedimi rreth mesditës me gazetarë të Elbasanit, kryeministri ironizoi vendimin e kryetarit të opozitës për të votuar 3 ligjet, duke thënë se “pas bllokimit ai kërkon të lajë sytë me llumin që krijoi”.
Sipas kryeministrit, përmes votimit të 3 ligjeve, PD realizon që një prej qëllimeve të saj, të cilin e ka bërë publik çdo ditë.
"Sigurisht ligjet do t’i votojmë.. Shmanget referendumi, janë 6 milionë euro që shpenzohen me referendum dhe PD realizon një qëllim që e ke bërë publik çdo ditë. Ligjet ishin në parlament. Rama tha nuk i votoi, nxori Fierin. Tani mori Metën, nuk flet më për Fierin. E ftoj të votojmë amnistinë, sepse nuk e bëmë dot siç duhet për shkak të bllokimit të tij, por shteti bën amnisti. Shteti ndëshkon, por shteti dhe fal”- u shpreh kryeministri.
(letra e kryeministrit Berisha)
PS
Duket se edhe sot, opozita është kundër amnistisë fiskale. Këtë e shpalli në emër të PS, deputetja Vasilika Hysi, ish drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
“Të mos e ngatërrojë votimin e tre ligjeve me premtimet e tjera elektorale. Nëse duam integrimin e Shqipërisë në BE, le të votojmë paketën e kompromisit një orë e më parë, pa i ngatërruar tre ligjet me amnistinë fiskale”, -tha zonja Hysi.
Nga ana tjetër, zonja Hysi, duke pasur frikë ndoshta se mos kemi të bëjmë me ndonjë “puç” nga ana e kryeministrit, theksoi të dielën në daljen për mediat se “Partia Socialiste është e gatshme t'i votojë të tre ligjet vetëm nëse pala tjetër e pranon kompromisin e ofruar nga opozita. I votojmë të tre ligjet, se pala tjetër, është dakord që këto tre ligje të hyjnë në fuqi vetëm pas konstituimit të Parlamentit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit”, - tha Hysi, duke bërë thirrje që “mos e ngatërrojë votimin e tre ligjeve me premtimet e tjera elektorale”.
(er.nu/d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Elbasan, Berisha: Vendi po zhvillohet, se ne nuk rrimë si Rama në autobus Berisha: Brenda 2-3 javëve nga Elbasani në Tiranë vetëm 20 minuta