E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje aksidentohet per vdekje 5-vjecari

Një fëmijë vetëm 5 vjeç humbi jetën të premten në fshatin Zhumë të komunës Krutje në Lushnjë, i goditur nga një automjet. Ai ishte së bashku me të ëmën që kishte shkuar për të festuar 8 marsin në një lokal dhe ndërsa po kalonte rrugën me lule në duar për t'ja dhuruar tezes së tij është përplasur me forcë nga një automjet.

Trupi i femijes qe humbi jeten menjehere eshte hedhur 15 metra larg. Viktima eshte Klevis Bojaxhiu. Drejtuesi i mjetit qe shkaktoi aksidentin, 20-vjecari Albi Mile ka marre femijen dhe e ka derguar me urgjence ne spital por nderhyrja e mjekeve nuk e ka mbajtur ne jete.

Policia ne vendgjarje nisi hetimet per te zbardhur shkaqet. Sipas policise, femija i ka prere rrugen automjetit qe ishte duke ecur me shpejtesi ne nje zone te banuar dhe me Aksidente rrugoreAksident i rëndë në Korçë, vdes 35-vjeçariTjetër viktimë nga aksidenti rrugorAksident në Fier shume njerez. Per kete aresye eshte bere arrestimi i drejtuesit te mjetit.

Ky aks rrugor eshte bere shpesh skene e aksidenteve te ngjashme pasi eshte nje rruge shume e ngushte dhe me shume levizje si te mjeteve ashtu edhe te njerezve. Ne kete aks rural ndertuar se fundmi kalojne shumica e mjeteve drejt qytetit te Beratit per shkak se rruga nacionale eshte tejet e shkaterruar teresisht.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›