E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lushnje, fermerët e shalqirit sukses në treg

Pas Divjakës, Imshta në Lushnje është një nga zonat që kulturën  kryesore të kultivimit ka bostanoret dhe kryesisht shalqirin. 

Ndryshe nga viti i kaluar ku fermerët u përballën me mungesën e tregut dhe bllokimin e shitjes në pikat e grumbullimit, këtë vite edhe pse jemi në mes të sezonit, shalqiri i Imshtës nuk ka mbetur pa shitur. 

Për Artur Beqiri, një nga fermerët që për 30 vite është mare me kultivimin e shalqirit, ky vit është i kënaqshme shitja e shalqirit nuk u ndal në asnjë moment. “Sivjet kemi dalë të kënaqur. Çdo ditë 15-20 traila me shalqi nisen për jashtë shtetit” thotë Arturi. Sipas tij çmimi është i kënaqshëm, 32-35 lekë.

Shumica e fermerëve e konsiderojnë këtë vit si më të mirën përsa i përket shitjes së shaqlirit. “Si ky vit nuk ka fituar asnjëherë të ardhura” thotë një fermer i vjetër. 

Ndërkohë fermerët po përgatiten për të hedhur në treg shalqirin e vonë i cili del në treg në shtator.

Gazetar Norel Zaimi

/ rtsh / 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›