Lushnje, inspektoriati i punës penalizon 50 subjekte private
LUSHNJE- Rreth 50 subjekte private janë penalizuar me gjobë, pas kontrolleve në tre muaj të ushtruara nga Zyra e Inspektoriatit Shtetëror të Punës në Lushnje.
Sipas drejtorit të zyrës, Roland Londo, masat ndëshkimore lidhen me mosplotësimin e standarteve të sigurisë, rregullave të sigurimit teknik dhe kushteve të sigurimit shëndetësor në punë nga administratorët e subjekteve private.
"Pas kontrolleve të shpeshta me karakter qortues dhe informues vitin e kaluar, ne kaluam sivjet në masa konkrete dhe tolerancë zero", tha Londo.
Sipas tij, nën kontroll për arritjen e standardeve u përfshinë gjithë llojet e biznesit, veçanërisht të ndërtimit dhe industrisë, ku kushtet dhe ngarkesa e të punësuarëve është më e rëndë.
"Kontrollet u përqendruan në detaje, si verifikim i paisjes së mjeteve, uniformës, trajtim ushqimor, sinjalistikë, reklamimin e materialeve informuese për rrezikun dhe kushtet e punës, instruktazhin e punonjësve, etj", tha Londo.
(m.a/ata/BalkanWeb)