E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, nënë e birë i zë korenti

LUSHNJE – Një nënë ka gjetur vdekjen sot aksidentalisht prej rrymës elektrike. Ngjarja e rendë ka tronditur fshatin Grabian kur gjatë punes në tokën e saj, 41 vjecarja Hasime Dervishi bashkë me djalin e saj 14 vjecar janë goditur nga një rymë e fortë elektrike. Shkaku mendohet se ka qënë pompa e vjetër elektrike, me kabuj të zhveshur të cilën e përdornin për vaditjen e fushave. Nëna ka vdekur në vend ndërsa djali gjendet nën kurat e specialistëve të Spitalit Ushtark, në gjëndje tepër të rëndë për jetën.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›