E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, sekuestrohen 270 rrënjë kanabis, në pranga 54-vjeçari

Në vijim të operacioneve kundër kultivimit të bimëve narkotike, policia e Lushnjes ka sekuestruar rreth 270 rrënjë bimë kanabis sativa.

Lënda narkotike u evidentua dhe u sekuestrua në fshatinKarbunarë të Lushnjes.

Policia e Lushnjes ka arrestuar në flagrancë shtetasin Syrja Çela, 54-vjeç, pasi lënda narkotike ishte mbjellë në serën e tij.

Burime nga policia e Lushnjes bënë me dije se 54-vjeçarit ju sekuestrua edhe një sasi e konsiderueshme opiumi që ju gjet në pronësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›