E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë, sherr me armë në tregun e fruta-perimeve, humb jetën tregtari

LUSHNJE - Një tregtar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pas një sherri me armë në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur në tregun e fruta-perimeve janë dëgjuar të shtëna me armë. 

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se nga të shtënat ka humbur jetën 35-vjeçari Dashamir Q, tregtar nga Shijaku.

Momentalisht mbeten ende të paqarta rrethanat dhe autorët e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e krimit.

Në komisariat janë shoqëruar disa persona të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen, pasi kanë qenë dëshmitarë okularë.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›