E Shtunë, 31 Tetor 2026

Unaza e Madhe burim aksidentesh

Nje aksident i rende automobistik, por kete here, pa viktima ndodhi ne oren 13. 30 ne Unazen e Madhe, ne afersi te Saukut. Rruga e re e cila tashme ka perfunduar eshte kthyer ne nje burim aksidentesh fatale. Nuk ka dite qe ne kete rruge mos ndodhe nje aksident. Dhe kjo per arsye se drejtues te papergjegjshem nuk respektojne tabelat e qarkullimit rrugor.
Skena eshte thuajse e paprekur dhe pozicioni i mjeteve tregon qarte per shkeljen e hapur te qarkullimit. Makina Fuoristrade eshte futur ne rruge kundravajtje, duke ecur me shpejtesi ne sensin e kundert duke thyer cdo rregull te qarkullimit. Per te shmangur perplasjen furgoni me pasagjere punetoret e firmesTeorema, e cila po asiston punimet ne rrugen e re Tirane –Elbasan, ka manovruar duke u kthyer permbys.
Ky segment rruge i standarteve europiane, kerkon dhe drejtues te pergjegjshem qe mbi te gjitha duhet te respektojne sinjalistiken rrugore. Po kjo eshte e veshtire te ndodhe. Sepse edhe nje patrulle policie e perbere nga dy police edhe pse e di qe te kjo nyje regjsitrohen kundravajtes perdite, nuk leviz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›