Lushnje, tre në pranga për gjobëvënie
Policia e Lushnjes ka arrestuar në flagrancë tre persona pasi akuzohen për gjobëvënie ndaj një biznesmeni.
Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga janë vënë shtetasit Lorenc Binali dhe Kujtim e Elis Taullau, atë e bir.
Sipas policisë, të arrestuarit tentuan ti zhvasnin një biznesmeni nga Fieri 100 milionë lekë të vjetra.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre I kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.