E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëbimi i romëve, Amnisty International:Qeveria ti strehojë urgjentisht

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International kërkon ndërhyrjen urgjente të qeverisë shqiptare për strehimin e komunitetit rom në Tiranë.

Në një reagim të saj, Amnesty International theksojnë se 37 familje rome po dëbohen me forcë nga banesat e tyre dhe autoritetet shqiptare nuk kanë marrë masa për strehimin e tyre.

Rreth 37 familje rome në Shqipëri janë duke u kërcënuar me dëbim me forcë. Po ju merret toka kua ata jetojnë, ndërsa pronari që e pretendon atë nuk i ka respektuar procedurat e përcaktuara në ligj. Ndërkaq dhe autoritetet nuk kanë marrë masa për të siguruar ndonjë strehim alternativ për romët, thuhet në reagimin e AI.

Familjet e komunitetit rom që jetojnë tek parku i autobuzave janë kërcënuar që të largohen nga vendi ku banojnë prej vitesh.

Një përfaqësi e tyre u takuan disa ditë më parë me Avokatin e Popullit Igli Totozani të cilit i kërkuan ndihmë.

Ndërkohë që Avokati i Popullit ka premtuar se do ta ndjekë këtë çështje dhe të drejtat e tyre. Sipas Totozanit duhet të bëhet gjithçka që të mos përsëritet rasti i komunitetit rom tek stacioni i Trenit të cilëve iu dogjën barakat.

Komuniteti rom në Shqipëri është një prej grupeve të cilëve iu shkelen mjaft të drejta. Kohët e fundit ky komunitet ka zhvilluar disa protesta në kërkim të të drejtave të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›