Lushnjë, vijon puna për ndërtimin e shkollës së mesme të bashkuar “Zyber Sharka” në Hysgjokaj

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Në fshatin Hysgjokaj në Lushnjë po vijojnë punimet për ndërtimin e shkollës së mesme të bashkuar “Zyber Sharka” në Hysgjokaj të Lushnjës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen për ndërtimin e kësaj shkolle, ku pritet të mësojnë 220 nxënës.
Shkolla e re do të ofrojë ambiente moderne, kushte dinjitoze dhe hapësira të përshtatura për zhvillimin e procesit mësimor.Investimi synon të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën arsimore në Hysgjokaj, duke krijuar më shumë mundësi për një arsim cilësor dhe një mjedis të sigurt e funksional për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
Punimet vijojnë sipas fazave të parashikuara, ndërsa përfundimi i projektit pritet t’i japë zonës një infrastrukturë të re arsimore dhe më moderne.
1 nga 10/m.m/j.p/r.e/