E Diel, 1 Nëntor 2026

Lutaj Qeveria po godet ish-ushtaraket me aktin normativ

Deputeti Pirro Lutaj tha sot nga selia roze se Ministria e Financave me ane te nje vendimi synon te godase jo vetem vendimet e gjykatave por edhe kete kategori.

Prononcimi alucinant i Ministrit te Financave Ridvan Bode nga aula e Parlamentit pak dite me pare i cili e konsideroi nje vendim te Gjykates Kushtetuese qe ka te beje me sigurimet shoqerore e suplemantare te Ushtarakeve punonjesve te Policise se Shtetit Policise se Burgjeve SHISH Gardes Republikes dhe punonjesve te Policise se MNZ si absurde ka mberritur dje ne ambientet e Kuvendit te Shqiperise tashme e shkruar e zeza mbi te bardhe madje dhe ne emer te te gjithe qeverise nepermjet nje akti normativ qe kerkon te godase jo vetem ligjin por edhe vendimin e Gjykates Kushtetuese ka thene sot ai.

Nxjerrja e aktit Normativ-vijoi Lutaj-shpreh thelbin e neperkembjes qe kjo qeveri i ben kesaj shtrese te shoqerise nderkohe qe tregon qarte mungesen e respektit qe kjo qeveri ka per Kushtetuten dhe ligjet ne fuqi. Me tej deputeti i opozites tha se ky akt normativ ka per qellim te pengoje dhe te mos lejoje trajtimin e ushtarakeve te ketyre kategorive per shkak te urrejtjes qe ka maxhoranca dhe vet Sali Berisha ndaj shtreses se ushtarakeve qofshin keta te FA te Pol Shtetit apo edhe te SHISH.

2010-11-23 1339

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›