Lypsaria, një kambanë alarmi për të gjithë!
ILIR ÇUMANI
Eshtë detyrë kushtetuese e të gjitha shteteve demokratike në mbarë botën, e parashikuar kjo edhe në marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare (sipas të Drejtës Ndërkombëtare), që çdo qeveri tu asistojë grupeve të popullatës të rriskuar dhe në nevojë me programe sociale mbështetëse dhe plane masash konkrete, për ti shmangur nga shkalla e rrezikut qytetarët e tyre, me qëllim që ata të mos jenë të privuar dhe të margjinalizuar, por të bëjnë një jetë dinjitoze si të gjithë qytetarët e tjerë. Fenomeni i lypsarisë është një fenomen shumë i debatuar në këto vitet e tranzicionit shqiptar nga shumë aktorë institucionalë dhe politikëbërës, qeveritar dhe joqeveritarë. Trajektorja me shumë kurba, me ulje dhe ngritje që ka kaluar shoqëria shqiptare në këta 22 vjet, e shoqëruar edhe nga mungesa e planifikimit të politikave sociale mbështetëse për shtresat në nevojë, përfshirë familjet pa të ardhura dhe me shumë fëmijë, ka bërë të mundur lulëzimin dhe institucionalizimin e fenomenit të lypsarisë, që është një plagë e rëndë sociale dhe një problem shumë kompleks për shoqëritë e konsumit që kalojnë nga njëri sistem në një sistem tjetër. Sigurisht, fëmijët që vijnë nga familjet e varfra dhe me status të dobët social, romët, fëmijët jetimë dhe ata pa kujdesin prindëror, kanë qenë dhe janë viktima të lypsarisë, si rezultat i abuzimit permanent të prindërve të tyre apo tutorëve, të cilët i shfrytëzojnë maksimalisht, duke u shkaktuar këtyre fëmijëve një traumë të rëndë të aspektit psikoemocional e, për rrjedhojë, edhe një rrezik potencial të shëndetit fizik dhe atij mendor. Edhe pse janë bërë shumë përpjekje për të minimizuar dhe parandaluar këtë fenomen me anë të masave të marra nga qeveria dhe aktorët joqeveritarë (OJF), ku janë realizuar me dhjetëra e dhjetëra tryeza të rrumbullakëta nga institucionet e pushtetit lokal dhe atij qendror, ku nuk ka munguar edhe prezenca dhe ekspertiza e institucioneve të huaja, rezultatet janë të papërfillshme, madje do të thosha se janë dëshpëruese. Kurrë ndonjëherë Shqipëria, dhe veçanërisht qytetet e mëdha urbane, si: Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri, Berati, etj., nuk kanë njohur një fluks dhe dyndje migratore të fenomenit të lypsarisë sa në këto 2-3 vitet e fundit. Grup-targeti më i madh në numër i lypsarisë janë fëmijët e mitur nga komuniteti rom, fëmijët jetimë dhe të moshuarit e braktisur të moshës së tretë, të braktisur nga të afërmit e tyre dhe pa asnjë të ardhur apo pension pleqërie, si edhe invalidët. Kjo panoramë e dhimbshme migjeniane, me objekt shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, flet qartë për sfondin gri social në të cilin ndodhet dhe prezantohet sot Shqipëria, anëtare me të drejta të plota në NATO dhe vend aspirant i BEsë. Kohët e fundit, numri i fëmijëve të mitur që lypin, ka ardhur duke u rritur dita-ditës. Lokalet e shumta të kryeqytetit në muajt e nxehtë të verës janë pushtuar nga armata e madhe e ushtrisë së lypsarëve të të gjitha kategorive. Situata duket se është jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa serioze. Pikësëpari, ky fakt duhet të alarmojë institucionet përgjegjëse shtetërore për të ndërhyrë me masa konkrete, duke përdorur mekanizmat ligjorë dhe administrativë, dhe për të frenuar e parandaluar fluksin në rritje të lypësve, veçanërisht në qytetet e mëdha urbane. Problemet e mëdha sociale që po kalon sot shoqëria shqiptare, si papunësia, varfëria, divorcet, emigracioni, shtuar këtu edhe efektet e ndjeshme të krizës ekonomike globale ku vendi ynë assesi nuk mund të përjashtohet, kanë shtuar edhe arsyet e krizës brenda bërthamës familjare. Si rezultat i kësaj, është rritur shkalla e konfliktualitetit, e dhunës dhe e destruktivitetit të familjes. Në shumë raste, këto konflikte kanë përfunduar me krime të rënda dhe humbje jete të njërit apo të dy bashkëshortëve, duke i lënë këta fëmijë në mëshirë të fatit. Ky është kontingjenti më i rriskuar dhe më i përdorur për lypsari nga të afërmit dhe tutorët e këtyre fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror. Statistikat janë tronditëse. 700.000 deri në 1.000.000 persona janë aktualisht në një varfëri ekstreme për shkak të krizës e papunësisë. Nga 700.000 shqiptarë që kanë nevojë për asistencë, 184.000 janë fëmijë në nevojë, 31.000 prej të cilëve janë fëmijë jetimë. Mbi 2/3-at e kësaj moshe përballen me ekstremin e përpjekjeve rraskapitëse për mbijetesën. Por, më të prekurit nga ky ekstrem varfërie e përpjekjesh mbeten fëmijët jetimë. Një pjesë shumë e vogël e tyre marrin asistencë sociale. Kjo asistencë që garantohet nga shteti, mbulon vetëm 5 % të nevojave minimale të jetës së tyre. Nga 31.000 fëmijë jetimë në mbarë vendin, vetëm 400 prej tyre trajtohen në 9 qendra rezidenciale shtetërore dhe 360 të tjerë në 16 qendra private (OJF). 100.000 persona janë me aftësi të kufizuara, mes të cilëve, një numër i madh jetimësh gjenden në të njëjtën situatë varfërie e përpjekjesh për mbijetesë. Pjesa më e madhe e kontingjentit të lypsarisë, janë fëmijët dhe të moshuarit e braktisur, endacakë të kequshqyer. Një pjesë e tyre sot vuajnë nga sëmundjet e gojës, ezofagut, stomakut, zorrës së hollë, mëlçisë, fshikëzës së tëmthit dhe pankreasit, që në disa raste të çojnë në malabsorbim (keqthithjen e ushqimeve). Nën ndikimin edhe të mungesës së ushqyerjes, me kalimin e kohës kjo degjeneron në kequshqyerjen e organizmit, që në gjuhën mjekësore quhet malnutricion. Është një kambanë alarmi për institucionet e shtetit shqiptar, veçanërisht për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punës dhe të Çështjeve Sociale që, nëpërmjet zyrave rajonale të tyre, të marrin të gjitha masat e duhura për të shpëtuar nga kthetrat e sëmundjes këta fëmijë të abuzuar, por edhe të moshuarit e braktisur endacakë që janë kontingjent i lypsarisë për shkak të varfërisë ekstreme, urisë dhe pamundësisë së ushqyerjes. Nuk është turp për asnjë shtet, sado i fuqishëm të jetë ai, që në situata të tilla ku vihet re një krizë e thellë ekonomike dhe sociale që rrezikon jetën e qytetarëve të varfër dhe të pamundur, të ngrejë pse jo, edhe mensat e supës. A nuk ndodh sot kjo me vendin fqinj, Greqinë…!? Shumë qytetarë grekë kanë humbur vendin e punës e, për rrjedhojë, edhe strehën e tyre, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë qiranë e banesës. Për rrjedhojë ata skanë as të ardhura për tu ushqyer. Në një farë mënyre, qeveria aktuale e Greqisë me mundësitë e veta i ka marrë në mbrojtje këto shtresa së paku për tu siguruar një shtrat dhe 12 vakte ushqimi në ditë në mensat e ngritura enkas për ta. Kjo do të thotë se, edhe në vendin tonë, në situata të tilla, këtyre njerëzve pa të ardhura, të pangrënë, le tu ofrohen falas nga shteti 1-2 vakte ngrënie në këto mensa me qëllim që ky kontingjent i popullatës të shpëtojë nga kthetrat e sëmundjeve dhe të vdekjes të shkaktuar nga uria. Kjo gjë mund të realizohet në disa qytete të Shqipërisë ku është prezent fenomeni i varfërisë dhe e lypsarisë të këtij gruptargeti, nëpërmjet institucioneve të pushtetit lokal në bashkëpunim dhe mbështetjen edhe të institucioneve fetare që janë prezente në vendin tonë. Është detyrë kushtetuese e të gjitha shteteve demokratike në mbarë botën, e parashikuar kjo edhe në marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare (sipas të Drejtës Ndërkombëtare), që çdo qeveri tu asistojë grupeve të popullatës të rriskuar dhe në nevojë me programe sociale mbështetëse dhe plane masash konkrete, për ti shmangur nga shkalla e rrezikut qytetarët e tyre, me qëllim që ata të mos jenë të privuar dhe të margjinalizuar, por të bëjnë një jetë dinjitoze si të gjithë qytetarët e tjerë. Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, por edhe shumë aktorë seriozë nga shoqëria civile që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë një punë të vazhdueshme për të qenë sensibilizues aktiv, kontribuues dhe komplementarë në përpjekjet e përbashkëta edhe me institucionet shtetërore, për të gjetur rrugët dhe mekanizmat efikasë për zbutjen dhe parandalimin e këtij fenomeni. Por fatkeqësisht, deri tani nuk është mundur arritja e një rezultati konkret. Edhe pse janë ndërmarrë herë pas here operacione dhe fushata sporadike nga Ministria e Brendshme dhe pushtet