Mëhilli: Rama mohon zgjedhjet për shkak të humbjes
“Ai deklaroi për mungesë transparence për procesin parazgjedhor. Përgjigjen më të mirë ja dhanë qytetarët shqiptarë, 1.4 milionë e të cilëve morënl etërnjoftimet elektronike, duke hedhur poshtë me përcmim thirrjet e tij për të mos i marrë ato”, tha zëdhënësja Erla Mëhilli në një deklaratë orët e pasdites.
Ajo shtoi se Rama se të gjithë komisionerët e Partisë Socialiste në të gjitha qarqet e vendit, kanë miratuar pa përjashtim të gjitha proceverbalet e rezultatet e tabelave pa asnjë vëretje.
“Edi Rama mobilizoi burime të mëdha presioni mbi Kolegjin Zgjedhor me të cilat dështoi sepse nuk ishte i zoti të paraqiste as provën më të vogël për parregullsi në numërimin e votave. Për sa i përket largimit dhe moslargimit të tij nga kreu i PS këto nuk janë problemetë Partisë Demokratike por theksojmë se krahasimi I pozitës së tij me atë të Kryeministrit fitimtar është shumë i pafat. Kërcënimet e tij janë aq të padenja sac janë edhe përpjekjet e tij si humbës për të damkosur zgjedhjet vetëm e vetëm për të maskuar disfatën e tij”, tha më tej ajo.