PDSH kërcënon me braktisje të Parlamentit
Ky paralajmërim është dhënë sot nga ana e shefit të grupit të deputetëve të PDSH-së, Imer Aliu, i cili pas këtyre sinjaleve, do të zhvillojë një takim me kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski.
“Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski i gjetur para një presioni të KE-së për mosimplementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe zgjidhjen katastrofale për mospërdorim zyrtar të gjuhës shqipe, po shfrytëzon krijesat e tij politike Demokracinë e Re që nëpërmjet kinse amandamenteve të saj për përdorim të gjuhës shqipe në Parlament, të diskreditojë këtë të drejtë të garantuar me Kushtetutë”, ka theksuar deputeti i PDSH-së, Imer Aliu.
Kjo parti ka vlerësuar se Parlamenti i Maqedonisë është shndërruar në institucion ku shkatërrohen të drejtat e shqiptarëve dhe qëllimisht nuk merren parasysh iniciativat e tyre.
“Pikërisht për këtë, unë si koordinator i grupit parlamentar sot do të realizoj takim me kryeparlamentin Veljanovski dhe më pas do të vendosim se cili do të jetë veprimi im i mëtutjeshëm në Parlament”, ka theksuar deputeti Aliu, duke insistuar që Ligji për përdorim të gjuhës shqipe dhe Ligji për Amnisti për rastin e Sopotit të vendosen në rend dite në seancat e ardhshme parlamentare. (ina/start)