MAGDEBURG – Pesë të vdekur dhe 200 të plagosur, pas incidentit në tregun e Krishtlindjeve

MAGDEBURG, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Numri i të vdekurve është rritur në pesë dhe më shumë se 200 u plagosën dje, kur një makinë u përplas me një turmë në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg, tha kryeministri i landit, Reiner Haseloff.
Policia po vazhdon hetimet pas arrestimit të një të dyshuari, 50 vjeç, i cili ngiste një makinë me qira në mes të turmës në treg.
Paraditen e së shtunës, policia fillimisht u përgjigj me kujdes, kur u pyet nëse e konsideronte incidentin një sulm, duke deklaruar se ishin ende në proces hetimi.
I dyshuari mbetet në paraburgim policor dhe autoritetet supozojnë se ai ka vepruar i vetëm.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes./ a.jor.