DAMASK – Al-Shibani emërohet ministër i Jashtëm i Sirisë

DAMASK, 21 dhjetor /ATSH- DPA/ – Qeveria kalimtare e udhëhequr nga rebelët e Sirisë ka emëruar Asaad Hassan al-Shibani si ministër të Jashtëm të vendit.
Al-Shibani, i lindur në vitin 1987 në provincën verilindore të al-Hasakah, ka qenë aktiv në opozitë që nga shpërthimi i luftës civile në Siri në pranverën e vitit 2011.
Ish-lideri sirian Bashar al-Assad goditi brutalisht forcat opozitare në vend, të cilat ai i kontrollonte rreth dy të tretat e deri në rrëzimin e tij gati dy javë më parë.
Pavarësisht kësaj, grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) krijoi një administratë paralele në veriperëndim të vendit në vitin 2017.
Al-Shibani themeloi departamentin e çështjeve politike në këtë administratë HTS.
Ai thuhet se ka qenë aktiv në çështjet humanitare dhe të jashtme dhe se ka krijuar marrëdhënie të mira, ndër të tjera, me Kombet e Bashkuara. /os/