E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH: Me 14 shtator tekstet do te jene gati

Me 14 shtator, diten e pare te shkolles per sistemin 9-vjeçar dhe ate te mesem, librat mesimore do te jene gati. Ky eshte premtimi me i fundit i dhene nga drejtori i kurrikulave dhe monitorim vleresimit te teksteve, Jovan Kristiqi.

“Besoj se kete jave problemi eshte i zgjidhur plotesisht dhe librat jane neper librarite. Ata duhet te shikojne nje here çfare lloj tekstesh do te perdorin ne shkollat ku i kane femijet e tyre. Ata i kane te afishuara keto tekste, ne çdo dere shkolle dhe pasi te marrin kete njoftim dhe per çmimin e tekstit qe te mos kete abuzime nga librashitesit, pasi te marrin dhe emrin e shtepise botuese”, shprehet drejtori Kristiqi.

Per sa i perket mungeses se teksteve me zgjedhje, Kristiqi pohon se edhe keto do te dalin ditet e para te shtatorit. “Per sa u perket teksteve me zgjedhje, keto funksionojne vetem per klasen e dhjete, qe do te dalin ne ditet e para te shtatorit. Kjo nuk e pengon absolutisht procesin mesimor, sepse se pari shkollat nuk kane bere regjistrimin e nxenesve te vitit te pare te klases se dhjete gjimnaz dhe nuk dihet se çfare lloj tekstesh do te zgjedhin dhe vete nxenesit”, tha Kristiqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›