E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH kryqëzon studentët, asnjë master pa dëshminë e gjuhës angleze

Ndryshimet në ligjin e arsimit të lartë, dalin jashtë loje masterat e nivelit të parë


Ministria e Arsimit ka shfuqizuar skemën e Masterave të Nivelit të Parë duke vendosur në zbatim skemën e masterave profesionalë. Përveç kësaj nga Ministria e Arsimit ditën e djeshme u bënë publike edhe të gjitha hallkat e ndryshimit të ligjit të ri për arsimin e lartë, ndër

të cilat dallohej edhe pajisja me dëshminë e gjuhës angleze si një prej detyrimeve që do të kenë të gjithë studentët që përfundojnë sistemin tre vjeçar të studimeve. Nëse këta studentë do të duan të kryejnë një master gjuha e huaj do të jetë një ndër kushtet themelore për kalimin në studimet pasuniversitare. Në një konferencë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj ditën e djeshme ai theksoi se  ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe masterat e nivelit të parë nuk do të njihen në Shqipëri, pasi ka hyrë në zbatim sistemi i ri i masterave profesionalë. Ndër të tjera Tafaj theksoi edhe faktin se të gjithë studentët që do të kryejnë master do tu duhet të kenë një dëshmi ose diplomë për gjuhën Angleze. Në lidhje me ndryshimin e termave të masterit Tafaj tha se : Diploma e nivelit të dytë do të quhet master i shkencave dhe ligji e përcakton që masteri i shkencave është një program studimi i orientuar në metodologji kërkimore dhe i drejtohet atij grupi të studentëve që janë të interesuar të vazhdojnë edhe studimet e doktoratës Sipas Ministrit të Arsimit masteri do të cilësohet i tillë sepse është me karakter shkencor.  Tafaj  bëri të ditur gjithashtu se kriteret e reja që duhet të plotësojnë studentët që tani e tutje kërkojnë ti nënshtrohen studimeve në master. Ndër të tjera ai sqaroi se të gjithë studentët që do vazhdojnë masterin shkencor ose masterin që ka një orientim profesional do të japin edhe provimin e gjuhës angleze përpara mbrojtjes së tezës, ose provimit përfundimtar me një test internacional. Vendimi i Ministrisë së Arsimit vjen në një kohë kur dhjetëra universitete private kanë masivizuar sistemin e masterave duke ofruar programe studimi në Masterat e Nivelit të Parë dhe mastera të Nivelit të Dytë, të cilët tashmë janë nxjerrë jashtë loje nga MASH me anë të njësimit në një titull të vetëm.


Ndryshimet
Të gjithë studentët që dëshirojnë të vazhdojnë ciklin e studimeve master duhet të jenë të pajisur me një certifikatë ndërkombëtare të gjuhës angleze. Ky është një nga ndryshimet e bëra në ligjin për arsimin e lartë që, sipas Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, synon të rrisë cilësinë e studentëve që do të ndjekin këtë cikël studimesh. Duke u ndalur sërish tek cikli master, ministri Tafaj tha ditën e djeshme se: Në universitetet tona nuk do të ketë më master të nivelit të dytë. Në kuadër të këtyre ndryshimeve, cikli i parë i studimeve universitare do të mbajë termin ndërkombëtar Bachelor. Edhe ky cikël do të ndahet në dy pjesë, Bachelor me orientim profesional dhe Bachelor shkencor. Ligji i Arsimit të lartë sërish do të amendohet në pikat thelbësore të tij. Do të ketë vetëm diplomë Bachelor, e cila sipas ministrit të arsimit Tafaj, do të njihet dhe në vendet e tjera të Evropës. Do të ketë vetëm master për specializime profesionale, dhe master shkencor i cili të çon në doktoraturë.


Gjuha e huaj
Në çdo rast studentët nuk hynë në master, apo doktoraturë pa mbrojtur gjuhën angleze në institutet ndërkombëtare, Toefli dhe Sati, jo në fakultetin e gjuhëve të huaja. Sipas Ministrit Tafaj mastera të nivelit të dytë nuk do të ketë më. Në vitin 2011 maturantët nuk do të marrin dëftesë pjekurie, por diplomë të maturës shtetërore, ku do të kenë tre provime me detyrim, duke shtuar dhe gjuhën e huaj. Ndërkohë pedagogëve u lejohet dy punësimi, por duke lajmëruar Dekanin dhe Rektorin, për kohën dhe oraret e mësimit në universitetin privat. Në drejtim të decentralizimit, Këshilli i Ministrave do të miratojë vetëm universitetet e reja, ndërsa programet e reja dhe ndryshimet në to, do të miratohen nga Ministri me propozim të këshillit të akreditimit. Nga viti 2004 deri tani për shkak të liberalizimit, numri i studentëve në arsimin e lartë është trefishuar. 

Diploma e  nivelit të parë, shëndrrohet në master
Një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ministri Tafaj, shpjegoi ndryshimet kryesore që i janë bërë ligjit ekzistues të Arsimit të Lartë. Sipas Ministrit Tafaj, ky ligj ka hyrë në fuqi në maj të vitit 2007. Periudha 3-vjeçare e zbatimit të këtij ligji është vlerësuar si një periudhë gjatë së cilës është realizuar një reformë e thellë në sistemin e Arsimit të Lartë Shqiptar. Kjo reformë ka prekur të gjitha aspektet e këtij sistemi, në mënyrë të veçantë strukturën e studimeve dhe përmbajtjen e tyre, në përputhje me standardet e Bolonjës. Titullarët e universiteteve janë zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë të profesoratit dhe të studentëve. Ministri Tafaj i  komentoi ndryshimet e projekt-ligjit, së pari në strukturë. Struktura e re konsolidon të tre ciklet e studimeve me disa përmirësime. Diploma e Nivelit të Parë do të quhet Bachelor, si në shumë vende të tjera evropiane dhe mbetet përsëri 3 vjet me 180 kredite. Ka patur propozime për ta zgjatur diplomën e nivelit të pare e për ta bërë 4 vjet, por në diskutime u sollën mjaft argumente bindëse për ta ruajtur këtë strukturë me 3 vjet dhe me një diplomë me emërtim internacional, Bachelor. Ndër të tjera Tafaj theksoi se edhe pse arsimi në vendin tonë është në vitin e pestë të Maturës Shtetërore synimet e Ministrisë së Arsimit do të jenë të përqendruara  në maturën e vitit 2011, ku një ndër pikat e forta e cila do të jetë edhe e përcaktuar në ligjin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve është edhe lëshimi i Diplomave   të Maturës Shtetërore. Në maturën e vitit 2012-të kjo diplomë do përmbajë jo më 4 provime si deri tani, por 5 provime. Provimi i 5-të do të jetë provimi i detyruar i gjuhës angleze ose i një gjuhe tjetër të parë për shkollat bilinguale. Kësisoj vendi ynë do të ketë një pikënisje të barabartë me çdo vend tjetër evropian, pra një maturë me standarde të tilla. Në këtë mënyrë studentët që në ditën e parë të pranimit në shkollën e lartë janë krejtësisht të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në çdo vend të Evropës. Bachelor me kohëzgjatje 3 vite akademike është forma më frekuente që zbatohet në shumicën e vendeve që kanë aderuar në Procesin e Bolonjës. Kështu ne garantojmë ekuivalencën e krediteve dhe të kësaj diplome me çdo vend tjetër që ka aderuar në marrëveshjen e Bolonjës. Një argument tjetër, që Ministria e Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafaj, është se Bachelor në filozofinë e tij, sipas Bolonjës, mund të jetë i dy natyrave ose tipeve. Ai mund të jetë një Bachelor i orientuar ngushtësisht me një profesion dhe kjo ka kuptim veçanërisht për shkencat teknike. Në shumë fusha ekzistojnë mundësi të plota që të zhvillohet një Bachelor i orientuar ngushtësisht në një profesion me shanse shumë të mëdha për tu thithur nga tregu i punës.

Masterat sipas krediteve, studentët me 300 pikë ndjekin mastera deri në 5 vjet
Masteri i Shkencave zgjat 2 vjet dhe mbyllet me një projekt kërkimor dhe me një tezë të shkruar të masterit. 30-40 kredite nga 120 kredite gjithsej do të shfrytëzohen për kërkim shkencor dhe për të shkruar tezën e masterit. Kjo tezë do të mbrohet përpara një komisioni, pasi është dhënë provimi i gjuhës angleze. Masteri i Shkencave është diploma që të çon në studimet e doktoratës. Krahas Masterit të Shkencave është edhe diploma Master që përfshin studime universitare të ciklit të dytë, të orientuara në një drejtim profesional. Kjo diplomë  realizohet për një vit e gjysmë dhe përmban 90 kredite. Edhe në këtë Master studentët do të japin provimin e gjuhës angleze. Në të gjitha vendet që kanë aderuar në Procesin e Bolonjës dhe që kanë zbatuar Bachelor me 180 kredite, masterat zgjasin 1.5 ose 2 vjet. Në shkenca të tilla si Mjekësia dhe Arkitektura do të  vazhdojnë studimet e integruara të ciklit të dytë që zgjasin

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›