E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të cuditur prej banorëve

30/04/10 00:08

Domenika shkon në dhomë për të marrë cigare e për ta pirë, por vë re mungesën e disa prej tyre. Seldi, që e shoqëron, e pyet për detaje. Domenika duket e nervozuar nga ky rast, ndërsa Seldi përpiqet ta qetësojë duke i thënë se cigare, helm mbetet edhe për atë që i ka marrë. Domenika ia kthen se kjo nuk mund të kalohet kaq lehtë, pasi për të, e rëndësishme është të mos i prekin asgjë nga gjërat e saja. Sipas Seldit, nuk ia vlen të merret me këtë rast, por Domi mendon se po të dojë, e gjen fajtorin. Të dy dalin në kopsht ku bashkohen me Hakiun. Domenika shprehet se ndjehet e cuditshme, ndërasa Seldi mendon se po shikon ndryshime në atmosferën e shtëpisë. Hakiu e këshillon që të mos ndryshojë atmosferën e vet, por vetëm të shijojë momentet që kanë mbetur. Edhe Seldi shpreh cudinë për këto ndryshime, gjithnjë në lidhje me banorët. Për Hakiun, cuditë kanë qënë të vazhdueshme. Seldi kthehet nga Domenika dhe duke drejtuar gishtin nga Kika, thotë se vetëm ai nuk e ka cuditur, por ndryshe nga ai, ajo shprehet se është cuditur prej tij, Kikës. Seldi ndërhyn dhe thotë se ajo është cuditur për mirë nga Hakiu, kurse ai vetë e ka njohur që në fillim tipin e tij. Domenika shprehet se nuk e tha as që është cuditur për mirë, e as për keq. Seldi ndërhyn sërish dhe thotë se disa gjëra duken, duke e eleminuar hundën përpjet të saj. Domi insiston te mendimi i saj, sikurse mendon se dhe Kika është cuditur nga ajo dhe i thotë Seldit se e ka gabim që mendon ashtu. Do cuditemi kur të dalim- shprehet Hakiu, ndërsa Domenika shton se do cuditen edhe këto dy javë që u kanë mbetur, nëse do jenë në shtëpi. Seldi përsërit se ndoshta ai nuk do jetë në shtëpi, por Domi e qorton për këto mendime. Duke folur për klipet gjatë të shtunës dhe debatet që fillojnë gjatë asaj mbrëmjeje, Seldi shprehet se disa gjëra do i thojë përpara asaj dite dhe këtë e thotë për Erionin. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›