E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH vonon përgjigjet e testeve, 2 mijë maturantë rrezikojnë studimet

Që prej datës 12 korrik kur maturantët në të gjithë vendin duhet të merrnin përgjigjet e testit për provimet e maturës Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka rreth 12 ditë që u vonon përgjigjet e testit rreth 3000 maturantëve. Vetëm ditën e djeshme sipas burimeve nga MASH janë afishuar në ambientet e shkollave e të drejtorive Arsimore të kryeqytetit e të rretheve të tjera

vetëm një pjesë e emrave të maturantëve. Sipas burimeve nga MASH, testet janë riparë me kujdes e me profesionalizëm nga grupi i specialistëve në mënyrë që për të gjitha ankesat që janë depozituar nga maturantët të jepet vlerësimi i duhur. Por ndërkohë burime nga drejtoritë arsimore të disa rretheve në vend konfirmojnë për gazetën SOT se një pjesë e konsiderueshme e maturantëve nuk kanë marrë përgjigjen e testeve të rikorrigjuar. Janë rreth 300 maturantë vetëm për zonën e qytetit të Lushnjës, Fierit e fshatrave përreth të cilët presin që prej 12 ditësh përgjigjet e testeve të korrigjuara. Por jo vetëm në këtë qytet edhe në disa qytete veriore qindra maturantë janë në pritje të përgjigjeve nga Ministria  e Arsimit. Por në lidhje me këtë problem ky institucion nuk jep  asnjë sqarim se si do të procedohet me pjesën tjetër të maturantëve që në numër nuk janë të paktë por plot 2 mijë maturantë që për shkak të vonesës së përgjigjeve për testet e tyre rrezikojnë seriozisht  arsimin e lartë. Nga 23 mijë maturantë që dhanë provimet e maturës në të gjitha gjimnazet e vendit 2000 prej tyre rrezikojnë seriozisht universitetin pasi vetëm një javë kohë i ndan maturantët deri në plotësimin e formularit A2, veprimi i cili do të jetë i fundit drejt auditorëve në universitet.

Last Updated on E Marte, 27 Korrik 2010 18:38

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›