E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit, ulen kostot e kredive

Këshilli mbikëqyrës ul me 0. 05 për qind normën e interesit

Banka e Shqipërisë pritet të marrë vendimin për uljen e normës bazë të interesit. Burime nga Banka Qendrore bënë të ditur se interesi do të zbresë në 5 për qind. Kështu norma bazë e interesit pritet të arrijë në 5. 2 për qind. Pak kohë më parë

Banka e Shqipërisë vendosi që normat e interesit për kreditë afatshkurtra të llogaritet mbi normën bazë të interesit plus marzhin e fitimit të bankës. Dy ndryshimet e bankës Qendrore pritet të ulin normat e interesit për bizneset dhe konsumatorët, vlerat e të cilave arrin shifra rekord. Politika e Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit erdhi pas vendimit të qeverisë për të mos dalë në tregun vendas për kredi. Likuiditet e bankave pritet ti vijnë në ndihmë biznesit dhe individëve tashmë së bashku me uljen e kostos për kreditë.

Për më tëpër lexoni "Gazeta Sot"

Last Updated on E Marte, 27 Korrik 2010 19:06

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›