MASH:Tekstet e huaja,alternativë në tregun e librit
Nxënësit e viteve të para gjimnaz do të kenë mundësinë të mësojnë me tekste të huaja. Për herë të parë MASH shpall këtë vit, risinë e adaptimit të librave shkollor nga vende të ndryshme europiane. Sipas ministrit Fatos Beja, këto tekste do të përkthehen dhe do të futen si tekste alternative në tregun e librit shkollor. Ministri i Arsimit Beja, ka publikuar ndryshimet e maturës shtetërore. Në maturën e këtij viti, risi pozitive do të jetë e drejta e rivlerësimit të testeve të provimeve, rezultati i të cilave kundërshohet nga maturantët. Nisur nga problemet e vitit të shkuar me akademinë e arteve dhe edukimit fizik, kandidatët që duan të rregjistrohen vetëm në fakultetet e tyre nuk janë të detyruar të japin provimet me zgjedhje. Ministri i Arsimit dhe shkëncës ka reaguar edhe për diplomat e studimeve 3-vjeçare, duke thënë se në asnjë vend të botës dokumenti nuk lëshon titullin por fushën e studimit. Ndërsa për simbolet e diplomës, Beja tha se ato janë të pranishme në të gjitha vendet e europës.