E Diel, 1 Nëntor 2026

MB: 20 vatra aktive zjarri, Noka: Situata jo alarmante, nën kontroll

TIRANË- Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka inspektuar sot vatrën e zjarrit në Linzë të Tiranës, ndërkohë që kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e tij.
Ai tha se zjarri në Linzë, ishte i qëllimshëm, ndërkohë që premtoi se, po punohet për kapjen e autoreve.

Ministri e cilësoi situatën e krijuar nga zjarret në vend shqetësuese por jo alarmante. “Situata nga zjarret, është nën kontroll”, tha ai.

Në të gjithë qarqet e vendit, rezultojnë 20 vatra aktive zjarresh 

Qarku Dibër: Ka 5 vatra zjarri aktive në pyje. Vatra e zjarrit në “Liqeni i Bruçit” është vënë nën kontroll. Në Kacni mbetet aktive vatra e re në “Kulemath”, komuna Selishte, me intensitet mesatar. Vijon të jetë aktive vatra në ekonominë pyjore në Zallë-Gjoçaj, Derjan, rrethi Matit. Vatra e Zjarrit në Macukull, në pyllin e përzier me shkurre, vazhdon të jetë aktive. Në vatrën e zjarrit në “Vargmalin e Balgjajt”, janë angazhuar forca nga fshati Suç, si dhe forcat e KMR-së Burrel. 

Qarku Korçë. Ka aktive 1 vatër zjarri, ajo në Parkun Kombëtar të Bozdovecit. Sot në këtë vatër zjarri kanë vijuar nga puna për vënien nën kontroll 140 forca të FA-ve, Shërbimit Pyjor dhe atij zjarrëfikës. Edhe gjatë ditës së stome vatra është djegur me intesitet të lartë. Të gjitha vatrat e tjera, në këtë qark, janë vënë nën kontroll dhe digjen në brendësi. 

Qarku Kukës: Ka aktive 2 vatra zjarri aktive. Vatra e zjarrit në vendin e quajtur Rrethi i Bardhë, mbi fshatin Kukaj, komuna Margegaj, vazhdon të mbetet problematik. Po kështu edhe vatra e zjarrit në Bjeshkët e Bardhocit, në malin e Koretnikut vazhdon të jetë tepër aktive. 

Qarku Tiranë. Ka 1 vatër zjarri aktive. Situata në Malin e Dajtit, vazhdon edhe ditën e sotme të jetë e vështirë. Po punojnë 200 forca të ushtrisë, 50 forca të pyjores, si dhe mjeteve zjarrëfikëse. Për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit tek antenat në majën e malit të Dajtit u dërguan në përforcim edhe 2 makina zjerrfikëse të ushrisë si dhe 20 forca të tjera. Si rezultat u arrit fikja e vatrave të zjarrit dhe të vihet nënkontroll situata. Gjatë ditës sotme ka patur zjarre në shkurre të larta, të cilat me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse janë shuar, - tek Kulla e teleferikut, Linxë, - tek Shatolinxa dhe në - fshatin Kuç, bashkia Vorë. 

Qarku Shkodër: Ka aktive 7 vatra zjarri. Në Rrethin Shkodër nuk ka asnjë vatër aktive.
Në rrethin e Malësisëë së Madhe ka 3 vatra zjarri, në Vukël, në malin e Haramisë dhe në Budaç, në malin e Grebenit, të cilat vazhdojnë me intensitet, si edhe vatra në vendin e quajtur Lugina e Rrjollit, Komuna Shkrel.
Në komunën Kastrat është riaktivizuar gjatë ditës së sotme vatra në Fushën e Zezë.
Në Rrethin Pukë, vazhdojnë 2 vatra zjarri aktive. Më problematike mbetet vatra e zjarrit në Kunorë-Dardhë, komuna Qafë Mali dhe në fshatin Livadhet e Priftit , komuna Iballe.
Në vatrate mësipërme kanë punuar gjatë ditës sotme 60 forca të FA-ve, të Vaut të Dejës. të përqendruara në komunën Iballe, forcat dhe mjetet e PMNZSH-së, forca të komunitetit dhe të Shërbimit Pyjor. 

Qarku Lezhë. Ka aktive 4 vatra zjarri. Vatrat e zjarrit janë në rrethin e Mirditës. Vatra e zjarrit më problematik është në fshatin Planet, Gryk Orosh, Lgjin, komuna Orosh dhe vatra në fshatin Kaçinar, komuna Kaçinar. 

Qarku Vlorë. 1 vatër zjarri në Kraburun, në kullotë. Vatra e zjarrit nuk përbën asnjë rrezik. Pavarësisht këtij fakti po punohet për shuarjen e tij.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›