E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit që u mbyt në Spille

KAVAJE - Është gjetur pas 5 ditësh trupi i pajetë i 22-vjeçarit Ledio Karaj, i cili u mbyt mesditën e 28 gushtit në plazhin e Spillesë, në Kavajë.

Mëngjesin e sotëm banorët e zonës kanë gjetur kufomën e të riut në bregun e detit dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. Pasi u bënë verifikimet e nevojshme, policia bëri të ditur se bëhej fjalë për të riun që u mbyt pak ditë më parë.

22-vjeçari Ledio Karaj u zhduk në det, pas përmbysjes së varkës me pedale, që kishte marrë bashkë me shokët dhe shoqet e tij, të gjithë nga Elbasani, për të shëtitur në det.

Për shkak të dallgëve, varka u përmbys dhe 4 prej të rinjve arritën të dilnin me not në breg të detit, ndërsa 22-vjeçari u zhduk në thellësi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›