E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB: Brenda tre javësh, asnjë dublim në lista

Ministria e Brendshme bëri të ditur se procesi i pajisjes me karta identiteti për shqiptarët, po vazhdon ashtu sikurse ishte parashikuar. Në një reagim ndaj Partisë Socialiste, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Fatmir Konja, bëri të ditur edhe numrin e personave të dubluar në lista, që sipas tij është rreth 50 mijë persona, një numër jo i vogël."Numri i shtetasve që figurojnë të dubluar në regjistër është 50 392 dhe jo 100 mijë, siç u deklarua në selinë e Partisë Socialiste. Nga ana tjetër theksojmë edhe njëherë se është pikërisht formati elektronik i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, që siguron një numër të veçantë identifikimi për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë"-theksoi zëdhënësi, i cili shtoi se nga numri personal që i jepet çdo shtetasi përcaktohet ekzaktësisht se sa dublikime ka në regjistër dhe ku ndodhen ato. Zëdhënësi tha më tej se po vijon puna për pastrimin e këtyre publikimeve, punë e cila do të përfundojë brenda tri javësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›