E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet sesioni parlamentar, i pranishëm edhe Fatos Nano

Seanca e pare plenare e sesionit të fundit ka zgjatur vetëm pak minuta dhe në qendër ka patur procesin zgjedhor të qershorit. Tashmë që kodi zgjedhor ka hyrë në fuqi dhe është caktuar edhe data e zgjedhjeve, Partia Socialiste ka tërhequr vëmendjen e qeverisë rreth përgatitjes se infrastrukturës zgjedhore dhe kryesisht listave zgjedhore. Për këtë arsye PS-ja ka depozituar pasdite edhe kërkesën për ngirtjen e komisionit parlamentar për ccështjet zgjedhore. Ashtu si gjatë gjithë kësaj legjislature, pas gashtë muajsh ish kryeministri socialist Fatos Nano ka marrë pjesë në seancën plenare, pasi gjashtë muajt janë edhe afati i cili i shkakton ndërprerjen e mandatit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›