MB: PS po nxin realitetin, aksidentet në rënie
“Në territorin e Shqipërisë, korrikun e këtij viti kanë qarkulluar 130 mijë automjete më shumë se korrikun e vitit të kaluar. Me gjithë fluksin e shtuar, evidentohet një rënie e ndjeshme e numrit të aksidenteve”, tha zëdhënësi i MB-së, Fatmir Konja.
Sipas tij, kjo rënie ka ardhur si rezultat i masave të marra nga Policia e Shtetit nëpërmjet riorganizimit dhe modernizimit të strukturës së Policisë Rrugore.
“Ndërkohë, lidershipi i Partisë Socialiste ka qenë pjesë e problemit nëpërmjet bllokimit të akseve rrugore kombëtare dhe kaosit të shkaktuar në Tiranë në prag të sezonit turistik, dhe mbetet pjesë e problemit nëpërmjet bllokimit në Parlament të ndryshimeve në Kodin Rrugor”, vijoi ai.
Më tej, Konja tha se “duke shprehur keqardhjen për gënjeshtrën e radhës të së dielës, i bëjmë thirrje Partisë Socialiste të heqë dorë nga sulmet ndaj punës profesionale dhe me përkushtim të Policisë së Shtetit dhe nga bllokimi i ndryshimeve në Kodin Rrugor”.