E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB: PS të bëjë thirrje për aplikime për pasaporta

 Zëdhënësi i MB-së, Fatmir Konja tha se gjatë muajit dhjetor ritmi i aplikimeve për mjete të tilla identifikuese ka qenë 2,3 deri edhe katër herë më i lartë se kapaciteti maksimal i ofruar fillimisht nga kompania “Aleat”. “Opinioni publik duhet të sjellë në qendër të vëmendjes se si në muajin Gusht edhe në muajin Dhjetor 2009,kompania konçesionare “Aleat” në bazë të kërkesës së Ministrisë së Brendshme, aplikoi orare të zgjatura shërbimi, madje duke shërbyer edhe në ditët e pushimit, apo dhe me shtim të stacioneve të punës, për pajisjen me pasaporta biometrike të qytetarëve, kryesisht te shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit”, theksoi ai për mediat. Ministria e Brendshme shpreh keqardhjen që Partia Socialiste vazhdon politikën e saj demotivuese ndaj procesit të pajisjes së qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike, ndërsa i ka kërkuar selisë rozë t’iu bëj thirrje qytetarëve që të aplikojnë për pasaporta. Më tej, Ministria e Brendshme bëri të ditur se deri më tani janë regjistruar 388 569 aplikime, ndërska u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë sa më parë për pajisjen me pasaporta biometrike.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›