Ushtarët amerikanë zhvendosen në veri të Kosovës
Bëhet fjalë për rotacion të rregullt dhe të planifikuar të forcave ushtarake. "Kjo çetë, sikundër njësitë e tjera të KFOR-it, do të kryejë detyra në ruajtjen e rendit, të lirisë së lëvizjes, duke vepruar si mbështetje e Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it", theksohet në një komunikatë të KFOR-it.