E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB, konfirmon indetifikimin e eshtrave në Kuç

Sot në fshatin Kuç të Shkodrës janë gjetur pas gërmimeve në zonë eshtrat e Zef Nikë Martinit, i pushkatuar nga sistemi komunist në 11 gusht 1983. Gjetja e eshtrave të viktimës u bë nga Task-Forca për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të viktimave të komunizmit në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e të pushkatuarit. Eshtrat e të ndjerit u transferuan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për identifikimin me anë të ADN-së.
 

Task-Forca për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të viktimave të komunizmit u krijua me vendim të qeverisë shqiptare në vitin 2010 dhe kryesohet nga Ministria e Brendshme. Javë më parë në sajë të punës së Task-Forcës u bë e mundur gjetja në të njëjtin vend e eshtrave të dy të pushkatuarve të tjerë Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja.
 

Ndërkaq, duke qenë se informacioni për vendndodhjen e vendeve të tilla ekzekutimi mungojnë në masë të madhe nëpër arshiva, Task-Force u bën thirrje familjarëve dhe personave që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kanë dijeni për vende të ngjashme ekzekutimi të ndihmojnë me informacione në mënyrë që eshtrat e viktimave të komunizmit të mund t`u kthehen familjarëve të tyre.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›