E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet 32-vjeçari, i dënuar me 21 vjet burg

Një 32-vjeçar është ekstraduar sot nga Franca pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Mësohet se Malken Muho, 32 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, e ka dënuar me 21 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me dashje kundër më shumë se 2 personave në bashkëpunim".

Malken Muho, më datën 27 korrik 1998, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Englant Toska, Gëzim Arapi, Mustafa Ruhja, si edhe ka plagosur disa shtetas të tjerë.
 

Arrestimi i shtetasit Malken Muho është bërë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Francën.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›