E Diel, 1 Nëntor 2026

MD nënshkruan plan veprimi për bashkëpunim dypalësh me Belgjikën

TIRANE - Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar planin e veprimit për bashkëpunim dypalësh me Ministrinë e Drejtësisë së Belgjikës.

Plani i veprimit parashikon trajnimin e ekspertëve te Ministrisë së Drejtësisë, prokurorëve, gjyqtarëve mbi zbatimin e protokolleve shtesë të “Konventës Europiane për ndihmë të ndërsjelltë juridike në fushën penale” si dhe “Konventën Europiane të ekstradimit”.

Trajnimi do të përfshijë edhe fushën civile, kryesisht zbatimin e “Konventës së Hagës”. Asistenca belge do të ofrohet edhe në administrimin e të dhënave të dosjeve të bashkëpunimit ndërgjyqësor ndërkombëtarë.

Bashkëpunimi dypalësh vjen në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›