E Enjte, 5 Nëntor 2026

MEDIA – EANA dënon ashpër sulmin kibernetik ndaj PAP

TIRANË, 5 qershor /ATSH/- Bordi i Aleancës së Agjencive Evropiane të Lajmeve (EANA) – ku ATSH është anëtare me të drejta të plota – ka dënuar ashpër sulmin kibernetik në faqen e internetit të Agjencisë Polake të Shtypit (PAP), i kryer disa ditë më parë.

Duke kuptuar vlerën që agjencitë e besueshme dhe të lira të lajmeve i sjellin shoqërisë sonë, EANA thekson nevojën themelore që gazetaria e vërtetë të jetë e siguruar dhe e lënë jashtë çdo lloj konflikti.

“Sulmi në faqen e internetit të PAP ishte padyshim një përpjekje nga aktorë keqdashës për të destabilizuar dhe dezinformuar shoqërinë polake përpara një raundi shumë të rëndësishëm zgjedhor evropian dhe gjatë një lufte të vazhdueshme në Ukrainë”, tha sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Agjencive Evropiane të Lajmeve (EANA), Alexandru Giboi.

“Në një farë mënyre, ky zhvillim fatkeq tregon rëndësinë kritike që kanë agjencitë e lajmeve për shoqëritë, veçanërisht gjatë ngjarjeve shumë të rëndësishme kombëtare apo globale”, shtoi ai.

“Gjithashtu, në këtë kontekst, organizatat e medias duhet të përqendrohen më shumë në sigurinë kibernetike dhe qeveritë duhet të kuptojnë nevojën për të investuar më shumë në mësimin e përjetshëm të shkrim-leximit mediatik”, tha Giboi.

“Unë dënoj fuqishëm sulmin kibernetik ndaj agjencisë polake të lajmeve. Duke pasur parasysh rrezikun e mundshëm që incidente të tilla të vazhdojnë, nxis konsumatorët e medias që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe kritik ndaj lajmeve që përmbajnë përmbajtje të pazakontë ose tone sensacionale”, tha anëtari i Bordit të EANA-s dhe drejtori i përgjithshëm i FENA-s, Elmir Huremovic.

“Është thelbësore të verifikohet informacioni nga burime të shumta në mënyrë që të kundërshtohen efektivisht kërcënimet e mundshme që mund të ndikojnë në mediat tona”, shtoi ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›