E Enjte, 5 Nëntor 2026

BERLIN – Scholz: Partnerët evropianë të mbrojtjes të bashkëpunojnë më shumë

BERLIN, 5 qershor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi se qeveria e tij do të mbështesë industrinë e mbrojtjes dhe bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë midis prodhuesve në Evropë.

“Sot ne shohim më qartë se kurrë se sa e rëndësishme është të kemi një industri evropiane dhe gjermane të mbrojtjes që mund të prodhojë vazhdimisht të gjitha llojet e armëve dhe municionet e nevojshme”, tha Scholz në Ekspozitën Ndërkombëtare të Hapësirës Ajrore (ILA) në Berlin.

“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës – në shkelje të ligjit ndërkombëtar – i ka treguar Gjermanisë një realitet të ri të politikës së sigurisë”, tha ai.

Scholz tha se ai ishte në favor të ruajtjes dhe zgjerimit të kapaciteteve prodhuese.

“Kjo është arsyeja pse ne do të porosisim 20 avionë luftarakë “Eurofighter” të tjerë, në këtë periudhë legjislative, përveç 38 avionëve që janë aktualisht në proces”, shtoi kancelari gjerman. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›