MEPJ: Baki Goxhaj është në Izrael, jemi në kontakt me ambasadën në Tel-Aviv për ta takuar

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se vazhdon të ndjekë më vëmendje e përparësi situatën lidhur me shtetasin shqiptar Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Sumud”, i ndaluar nga autoritetet izraelite së bashku me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.
MEPJ bëri të ditur se, sipas informacioneve zyrtare, ai është transferuar në Izrael.
Sipas MEPJ-së, ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tel-Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite dhe së shpejti do të zhvillojë takim me Goxhajn, për t’i ofruar asistencën e nevojshme konsullore dhe në këtë kuadër, për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të shtetasit shqiptar në atdhe.
/m.q/a.f/r.e/