E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE Kuotat sot ne HEC-et kryesore

TIRANEuml- Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes publikoi sot te dhenat deri ne oren 08.00 te kuotave dhe prurjeve te ujit ne hidrocentralet mbi kaskaden e lumit Drin duke bere te ditur se nuk ka asnje problem deri tani nga reshjet e shirave qe kane nisur naten e kaluar.
Ne nje njoftim te zyres se shtypit te METE-s behet e ditur se ne HEC-in e Fierzes niveli i ujit aktualisht shenon 286.52 m dhe prurjet 194 m3 /uje ne sekonde.
Ne HEC-in e Komanit niveli i ujit eshte 170.31 m prurjet anesore shenojne vleren e 84 m3/sek ndersa ne HEC-in e Vaut te Dejes niveli i ujit ka arritur ne 73.02 m.
Sipas burimeve prodhimi ditor i energjise elektrike eshte 15.322 MWH ndersa eksporti 3900 MWH.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›