E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bozdo Ekonomia rritje e qendrueshme

Numri dy i Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Eno Bozdo eshte shprehur se investimet e huaja direkte per kete vit kane nje rritje prej 18.7 me shume se 6 mujori i pare i vitit 2009. Ne nje komunikim me mediat ai tha se sipas raportit te KE ekonomia shqiptare ka rritje te qendrueshme.
Cila eshte ecuria e investimeve ne Shqiperi
Desha te beja publike per median konkluzionet e raportit te fundit te pergatitur nga Drejtoria e Pergjithshme e Ekonomi-Finances prane Komisionit Evropian mbi ekonomine shqiptare. Raporti merr ne konsiderate zhvillimet e fundit te ekonomise shqiptare treguesit kryesore makro-ekonomike te saj te vendosur ne kontekstin rajonal dhe duke i krahasuar dhe me vendet e tjera te rajonit te cilat jane aspirante per tu bere anetare te Bashkimit Evropian. Do te thosha qe edhe ne dallim me vendet e tjera te rajonit raporti certifikon dhe njehere rrugen e mbare te rritjes se ekonomise shqiptare duke cilesuar faktin qe edhe ne tre mujorin e dyte te vitit 2010 ekonomia shqiptare vazhdon te rritet shifer kjo qe eshte konfirmuar edhe nga INSTAT pra nje rritje e ekonomise shqiptare me 3 per qind. Raporti thekson gjithashtu qe ne krahasim me vitin e kaluar ne gjashte mujorin e pare te vitit 2010 te ardhurat fiskale u rriten me 5.7 per qind ndersa ne menyren se si eshte hartuar dhe projektuar buxheti i shtetit eshte planifikuar qe ne fund te vitit deficiti buxhetor te reduktohet ne masen 3.1 per qind. Raporti cileson se inflacioni eshte nen kontroll brenda kufijve te shpallur si target te Bankes se Shqiperise dhe qe monedha vendase vazhdon te jete ne nje kurs stabel kundrejt Euros dhe qe ka fituar 9 pike kundrejt monedhes tjeter dollarit amerikan. Do te thoshaa gjithashtu se raporti konfirmon nje fakt tjeter shume te rendesishem qe eshte rritja e depozitave bankare e verifikuar ne gjashte mujorin e pare te vitit 2010 kundrejt gjashte mujorit te pare te vitit 2009 me 17 per qind ku vecanerisht depozitat ne valute te huaj dhe ne euro kane njohur nje rritje te jashtezakonshme me afersisht 25 per qind. Deficiti i llogarise korente dhe kjo eshte e dhena tjeter qe na ofron raporti eshte zvogeluar me 28 per qind duke reflektuar dhe njehere nje rritje te konsiderueshme te qendrueshme te eksporteve shqiptare kundrejt importeve. Me pak fjale keto indikatore makro-ekonomike verifikojne faktin qe Shqiperia ndoshta do te jete nje nder paktat vende qe do te rezultoje me rritje ekonomike dhe ne vitin 2010 .
Z. Bozdo te dhenat tregojne per ndonje shqetesim apo per ndonje sektor problematik ku duhet pasur me shume kujdes
Ka nje te dhene e cila eshte reflektuar sot edhe ne nje nga organet e shtypit te shkruar qe ka lidhje me investimet e huaja direkte. Raporti konfirmon te dhenat e Bankes se Shqiperise qe per investimet e huaja direkte ka nje renie me 21 per qind. Por me duhet tju them edhe dicka qe ne raport duhet te lexoni edhe arsyet pse. Ne gjashte mujorin e pare te vitit 2009 ne investimet e huaja direkte jane llogaritur dhe te ardhurat e hyra direkt ne buxhetin e shtetit nga dy privatizime strategjike privatizimi i OSSH-se dhe privatizimi i paketes se mbetur te aksioneve te AMC-se me nje shume totale rreth 150 milione euro. Nese ne do te bejme nje llogari te thjeshte duke e zhveshur indikatorin e investimeve te huaja direkte nga privatizimet strategjike do te shikojme se per gjashte mujorin e pare te vitit 2010 investimet e huaja direkte ne Shqiperi kane hyre 18.7 per qind me shume se sa ne gjashte mujorin e pare te vitit 2009 dhe kjo eshte nje shifer realisht shume pozitive.
A evidenton raporti ngercin politik si ndonje pengese
Raporti merr ne shqyrtim vetem indikatoret ekonomike te Shqiperise dhe fakti qe Shqiperia vazhdon te performoje mire ekonomikisht ne dallim nga vendet e tjera te rajonit do te thote qe edhe ajo qe cilesohet nga media si ngerc politik ka nje impakt mjaft te limituar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›