E Diel, 1 Nëntor 2026

METEO – Stuhia “Therese” godet Ishujt Kanarie

MADRID, 21 mars /ATSH-DPA/- Stuhia “Therese” ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Ishujt Kanarie, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme, raportuan mediat spanjolle.

Zonat e ulëta u përballën me përmbytje, pemët u shkulën dhe deti përmbyti shëtitoret bregdetare.

Gjithashtu, pati rrëshqitje dheu pasi disa vende regjistruan dyfishin e reshjeve mesatare vjetore brenda një hapësire prej disa ditësh.

Sipas raporteve nuk ka patur viktima.

Autoritetet njoftuan banorët të qëndronin në shtëpi – në një seri paralajmërimesh që filluan të mërkurën.

Çerdhet dhe shkollat ​​u mbyllën, ndërsa festivalet dhe të gjitha tubimet e mëdha, si jashtë ashtu edhe brenda vendit u anuluan.

Pavarësisht dëmeve, shumë njerëz e mirëpritën faktin se falë reshjeve, rezervuarët tani janë të mbushur – në një zonë që ka qenë e prekur nga thatësira.

Stuhia pritet të qetësohet gradualisht gjatë së dielës. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›