E Shtunë, 31 Tetor 2026

MIA: I pavërtetë lajmi për rritjen e tarifës në Rrugën e Kombit në 8 euro

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Agjencia për Media dhe Informim përgënjeshtroi sot lajmet që po qarkullojnë në rrjetet sociale për një rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit në 8 euro.

Sipas MIA-s, nuk ka asnjë vendim apo plan për ndryshimin e tarifës aktuale.

“E pavërtetë Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Ky informacion është i pavërtetë”, theksoi MIA.

MIA shtoi se “nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale”.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›