E Diel, 1 Nëntor 2026

Të ardhurat neto 360 miliardë lekë për 9-mujorin e parë të vitit, 38.1 miliardë më shumë se vitin e kaluar

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon se të ardhurat neto në buxhetin e shtetit arritën në 360 miliardë lekë gjatë nëntëmujorit të vitit 2026.

DPT bën me dije kjo është një rritje prej 38.1 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 5.1 miliardë lekë mbi planin.

Sipas DPT-së, ecuria pozitive e të ardhurave i atribuohet forcimit të masave të monitorimit për rritjen e formalizimit, përmirësimit të proceseve të administrimit dhe nxitjes së përmbushjes vullnetare të detyrimeve fiskale.

DPT deklaron se “për periudhën tetor-dhjetor 2026, krahas nxitjes së përmbushjes vullnetare të detyrimeve, një tjetër prioritet do të jetë lehtësimi i barrës fiskale për subjektet e dëmtuara nga protestat”.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›