E Diel, 1 Nëntor 2026

MIA: Përhapja e informacionit të pasaktë në mediet ndërkombëtare, ndikim në klimën e investimeve dhe turizmit

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Turmat e protestuesve dhe disa video që qarkullojnë në rrjete sociale kanë ndikuar në mënyrën si perceptohet Shqipëria në disa raste, duke krijuar keqkuptime edhe në mediet ndërkombëtare.

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) publikoi sot disa raste të tilla të publikuara nga Reuters apo CNN.

MIA vëren se CNN kanë pasqyruar pamje nga Kakomeja, të cilat janë interpretuar gabimisht si reagim ndaj projekteve turistike.

Në fakt, këto pamje nuk lidhen me Sazanin apo Zvërnecin.

“Përhapja e informacionit të pasaktë mund të krijojë një imazh jo plotësisht real të Shqipërisë, duke ndikuar në perceptimin publik dhe në klimën e përgjithshme të investimeve dhe turizmit”, thuhet në reagimin e MIA-s.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›