E Martë, 3 Nëntor 2026

MIANMAR – Arrin në 2 028 numri i viktimave prej tërmetit

MIANMAR, 31 mars /ATSH/ – Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin dhe Tajlandën të premten vazhdon të rritet, shkruan adnkronos.it.

Sipas Wall Street Journal, numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në të paktën 2 028, ndërsa të lënduarit janë 3 408.

Vlerësimet fillestare nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së sugjerojnë se numri i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar qendror mund të kalojë dhjetë mijë dhe se humbjet ekonomike mund të tejkalojnë vlerën e produktit të brendshëm bruto të vendit.

Ndërkohë, një grua u nxor e gjallë nga rrënojat e hotelit Great Wall që u shemb në Mandalay 60 orë pas tërmetit.

Operacionet e shpëtimit, përfshinë shpëtimtarë kinezë, rusë dhe vendas. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›