E Diel, 1 Nëntor 2026

MIE thirrje qytetarëve: Kujdes nga mesazhet mashtruese, mos klikoni faqe të dyshimta

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ka paralajmëruar qytetarët për disa mesazhe mashtruese që po qarkullojnë ditët e fundit në emër të këtij institucioni dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). 

Sipas njoftimit të bërë publik në rrjetet sociale, qytetarëve u dërgohen SMS që përmbajnë linqe të dyshimta, të cilat pretendojnë se lidhen me “gjoba” apo pagesa.

MIE thekson se këto mesazhe nuk kanë asnjë lidhje me institucionet shtetërore dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal. 

Ministria rikujton se kanalet e saj zyrtare të komunikimit janë të vetmet burime të sigurta për informacion dhe u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve online. 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur se faqet zyrtare shtetërore përfundojnë vetëm me .gov.al.

Udhëzimet e MIE për qytetarët: 

– Mos klikoni linkun që shfaqet në SMS 

– Mos jepni të dhëna personale apo bankare 

– Fshijeni menjëherë mesazhin nga telefoni 

– Faqet zyrtare shtetërore përfundojnë vetëm me .gov.al 

– Për verifikim përdorni vetëm kanalet zyrtare si e-Albania 

– Shpërndajeni njoftimin për të informuar edhe të tjerët 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›