MJ: S`ka marrëveshje sekrete për ujërat me Greqinë

Ministria e Jashtme ka deklaruar se s`ka asnjë raport apo skenar sekret me Greqinë për kufirin detar.
Në një konferencë për shtyp, sekretari i përgjithshëm në ministrinë e jashtme Gazmend Turdiu hodhi poshtë publikimet në shtyp duke mohuar ekzistencën e një marrëveshjeje të fshehtë me shtetin Helen.
Sipas tij materiali i dorëzuar në komisionin e jashtëm përmban vetëm opinionin e grupit teknik të ministrisë së jashtme
“Shprehim keqardhje që dokumentat zyrtare bëhen publike në cënim të funksionimit të institucioneve shtetërore” theksoi Turdiu.
Gjithashtu ministria e jashtme ka siguruar opinionin public se çështja e ujërave me Greqinë po trajtohet me transparencën e nevojshme dhe në përputhje me ligjet e vendit.