E Shtunë, 31 Tetor 2026

Youtube heq filmin anti-islam për Libinë dhe Egjiptin

Youtube ka bërë të ditur se ka bllokuar për Libinë dhe Egjiptin filmin anti-islamik “Innocence of musulmans” (Pafajësia e myslimanëve) që ka provokuar reagime të dhunshme anti-amerikane në dy vendet.
 

“Duke parë gjendjen e vështirë në të dy vendet, Libi dhe Egjipt, kemi vendosur që përkohësisht të bllokojmë filmin në këto shtete. Ne mendojmë për familjet e personave që janë vrarë në sulmet në Libi” theksohet në një deklaratë të Youtube
 

Ndërkohë disa avionë amerikanë të telekomanduar mund të fluturojnë mbi Bengazi dhe lokalitete të tjera në lindje të Libisë për të goditur personat që kryen sulmin në selinë diplomatike amerikane në Bengazi.
 

Lajmin bën i ditur nga CNN, që citon burime sipas të cilave propozimi për të përdorur dronët pritet të miratohet së shpejti nga Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë.
 

Përveç vdekjes së ambasadorit amerikan Chris Stevens, një funksionari të konsullatës dhe dy marinsave, pesë civilë amerikanë kanë mbetur të plagosur.
 

Gjithashtu mediat raportojnë se rreth 200 marinsa janë nsiur në Libi, në përpjekje për të përforcuar sigurinë në selitë diplomatike të Tripolit dhe Bengazit, pas vrasjes së ambasadorit amerikan.
 

Lajmin e bën të ditur edicioni online i transmetuesit amerikan NBC, që citon funksionarë të administratës amerikane.
 

Ndërsa sipas burimeve të tjera, njësi të tjera janë nisur për në Kabul dhe Kajro, edhe këtu për të rritur sigurinë në ambasada e konsullata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›